Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një 17 Maj i dytë? Opozita i paraprin: S'do e lejojmë! Majko: Duhet vota juaj

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 21:00 | Politikë

Do të ketë apo jo një 17 Maj të dytë? Kjo dilemë përplasi palët në Parlament këtë të enjte. Opozitarët nxituan t’i kujtojnë mazhorancës se nuk do ta lejojnë pazarin Rama-Basha, në kurriz të drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur.

Ish kryeministri socialist, Pandeli Majko, më shumë se sa për të pranuar nëse ka ose jo marrëveshje në horizont, shfrytëzoi podiumin për t’i kujtuar se çfarë vlere ka vota e gjithsecilit në karriget e opozitareve.

“Mos u shqetësoni, në fund fare kjo është një histori që na takon ne, dhe kostot dhe meritat do t’i marrim ne. Ajo që është e rëndësishme për ju është që çfarëdolloj marrëveshje do të ndodhë jashtë Parlamentit, me mollë,  me pjeshka,  me ngjala, do të vijë në këtë sallë të votohet, dhe do të duhet vota juaj”, deklaroi Majko, jo pa reagime.  

Pandeli Majko

Por për Taulant Ballën, numrin dy të socialisteve, oferta për komisionin zgjedhor ndaj PD, nuk do ta lërë komisionin pa kryer detyrën. “Votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë , në qoftë se ata nuk duan ta bëjnë, kjo nuk do të thotë që reforma zgjedhore do të mbetet peng”, deklaroi Balla.

https://a2news.com/2019/09/12/djegia-e-kuvendit-deputetet-kerkojne-seance-degjimore-me-kreun-e-shish/

Kundërshton në këtë pikë Myslym Murrizi, që e quan hipokrizi. “Tani ju jeni hipokrit në kërkesën që thoni. Ne po ju themi që jemi dakord, ju thoni dakord, por ne duam ato që nuk duan votën e emigrantëve. Kjo është një tallje për qytetarët”, ishte përgjigjia e deputetit.  

Deputeti Myslym Murrizi

Përtej këtyre debateve, puna e komisionit të reformës zgjedhore, ka mbetur në vend numero. Me interes pritet edhe lëvizja e PD, që thotë se e ka prioritet reformën zgjedhore, por pa shpjeguar se si do të japë kontributin e saj, teksa një karrige me të drejtë vetoje e pret në komisionin e posaçëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani