“O Zot, ç’më ka gjetur me këtë njeri”, Meta ironizon Ramën

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim ironik në Facebook, ku i referohet deklaratës së tij të djeshme ku tha se do të dekorojë kryeministrin Edi Rama nëse Shqipërisë i hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në datën 18 Tetor.

“O Zot, ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”, shkruan Meta në rrjetin social.

Postimi i Metës vjen pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar në seancën e sotme plenare 8 dekretet e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2