Operacioni “Qarku” arreston të dënuarin me 20 vjet burg në Itali

Policia e Lezhës ka arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin Erikson Tetaj. 23 vjeçari Tetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi gjykata e Monzës e ka dënuar me 20 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Arrestimi i 23-vjeçarit Tetaj u bë gjatë operacionit të koduar “Qarku” për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa persona të tjerë të kërkuar për vepra të ndryshme penale si dhe u sekuestrua një armë zjarri.

Shkarkoni aplikacionin e A2