Pezullimi i Parlamentit, Johnson: Nuk gënjeva Mbretëreshën për arsyet

Kryeministri britanik, Boris Johnson mohon të ketë gënjyer Mbretëreshën Elizabet, lidhur me arsyet për pezullimin 5 javor të Parlamentit.

Reagimi i tij erdhi pas vendimit të një gjykate skoceze që përcaktoi se pezullimi i punimeve ishte i paligjshëm.

“Na duhet fjalimi i Mbretëreshës, prandaj duhet të përgatitemi në nivel kombëtar”, u shpreh Johnson.

Kryeministri britanik këmbëngul se vendimi i tij lejon qeverinë të nisë një sesion të ri parlamentar me një agjendë të re legjislative. Por kundërshtarët e shikojnë si një lëvizje për të ndaluar opozitën në bllokimin e një Brexiti pa ujdi.

Shkarkoni aplikacionin e A2