Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prokuroria humb pamjet e përplasjes së makinës së policisë, i gjen Gjykata

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 11:11 | Kronikë
Prokuroria humb pamjet e përplasjes së makinës së

Gjatë transferimit disa herë të dosjes së përplasjes së makinës së Policisë tek tregu Agro Ushqimor në Elbasan, kanë humbur DVD me pamjet e përplasjes. Për 4 seanca, Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit, për dosjen me të pandehur Marjus (Suel) Lulaj (Celën) ,  Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.

https://a2news.com/2019/04/19/sulmi-ndaj-policise-ne-elbasan-oficeret-japin-deshmi-lehtesuese-per-te-pandehurit/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rekuperuar në Institutin e Policisë Shkencore. Pamjet do të shfaqen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokuror Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur tri herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Përplasja e mjetit të policisë në Elbasan ndodhi në shtator 2017. Tre të pandehurit e dosjes po gjykohen për akuzën e “vrasjes ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani