PS pret PD dhe LSI, opozita në Parlament kërkon ndryshimin e sistemit

Mazhoranca dhe opozita në Parlament përplasen për reformën zgjedhore, ndërsa interesi i vetëm i socialistëve mbetet vota e emigrantëve.

Ralf Gjoni i grupit të pavarur këmbëngul për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ralf Gjoni: Këtu vota e shqiptarit është e kapur, është e intimiduar, e blerë dhe çfarë bëjmë ne si Parlament? Në vend që te fillojmë reformimin e sistemit zgjedhor, këta vazhdojnë dashuriçkat dhe flirtimin me njëri-tjetrin.

Balla: Harroje t’i që unë kam dashuri për Bashën. PS ka vetëm një kusht, votën e emigrantëve. PD nuk e pranoi. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë detyrim, ndërsa presim 17-18 tetorin, datën e mundshme të nisjes së bisedimeve për anëtarësim dhe implementimin e reformës në drejtësi.

Murrizi: I bëni thirrje tre herë në ditë, se nuk e bëni dot. Për çfarë i doni, që të mos votojnë për emigrantët. Kjo është tallje me emigrantët shqiptarë. Ne duhet të vëmë gishtin në plagë. Sistemi zgjedhor është i kalbur, s’kemi pse ti vëmë buzëkuq.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 156 raste të reja nga 3079 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Në spitale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 të intubuar