Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rrëzohen dekretet e Metës për koncesionet dhe kandidatura për kreun e KLSH

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 15:26 | Politikë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kuvendi ka hedhur poshtë 8 dekrete të Presidentit Meta, mes tyre edhe dekretet për koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Parlamenti gjithashtu rrëzoi edhe kandidaturën e propozuar nga Meta për kreun e Kontrollin e Lartë të Shtetit, Petraq Milo, me 77 vota kundër.

Votimi për rrëzimin e kandidaturës së Petraq Milos

Parlamentarët rrëzuan dekretin që kthente për rishqyrtim ligjin për koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, dy ligje të kundërshtuara fort si nga Presidenca, ashtu edhe nga opozita jashtë parlamentare. Gjatë paradites, kreu i PD, Lulzim Basha, paralajmëroi deputetët socialistë që secili prej tyre do të ndiqej nga ligji Antimafia kur opozita të merrte pushtetin, pasi këto koncesione, sipas Bashës, ishin korruptive.

https://a2news.com/2019/09/12/koncesionet-basha-deputeteve-votoni-sot-neser-do-tju-ndjekim-kemba-kembes/
https://a2news.com/2019/09/12/koncensionet-e-kthyera-nga-presidenti-hajdari-kane-probleme-te-hapura-me-ligjin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani