
Kosova nuk merr pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në Pragë, por jo për shkak të deklaratave te presidentit çek, Milo Zeman.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, njoftoi se i kishte dërguar letër falenderimi kryeministrit të Çekisë, Andrej Babis për ftesën për të marrë pjesë në samit.
Ai çmon lart kontributin e Republikës Çeke ndaj Ballkanit Perëndimor, por shpjegon se për shkak të angazhimeve për zgjedhjet e parakohshme, nuk mundtë jetë i pranishëm në samit.
Më herët, mediat çeke raportuan se Kosova anuloi pjesëmarrjen për shkak të deklaratave të Presidentit Milo Zeman në Beograd. Ai tha se do diskutojë për mundësinë e tërheqjes së njohjes se Kosovës si shtet i pavarur.