Aksidentohet turisti zviceran në Burrel, në gjendje të rëndë – A2

Aksidentohet turisti zviceran në Burrel, në gjendje të rëndë

bushkashhhhh 1100x620

Një turist zviceran që po udhëtonte drejt Burrelit është aksidentuar këtë të premte në vendin e quajtur Bushkash. Burime nga policia e Matit bëjnë të ditur se turisti po udhëtonte motor kur është rrëzuar në rrugën nacionale Skuraj – Burrel.

Ai është transportuar me urgjencën në spitalin e Burrelit nga mjeti autoambulancë i thirrur nga kalimtarë të rastit.

Burime nga bluzat e bardha në spitalin e Burrelit thanë se gjendja e turistit është e rëndë pasi dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore. I dëmtuari pritet të transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë.