Arti për të drejtat e njeriut, 44 produksione filmike për një javë në kryeqytet

Festivali HRFFA (International Human Rights Film Festival Albania) që bën bashkë në kinema produksionet që i përçojnë shoqërisë mesazhe për të drejtat e njeriut është gati. Këtë vit janë përzgjedhur 44 filma nga 350 filma që kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e këtij eventi.

Kujtim Çasku, drejtues i HRFFA

 “Festivali sjell disa nga filmat qe janë sot më të kuotuarit në rang botëror, si filmi i Marco Bellocchio “The Traitor”, si dhe filmi i Matteo Garrone, “Dogman”. E kemi si moto që filmat që janë censuruar në vendet e tyre ne t’i  i japim akses në vendin tonë”, thotë Kujtim Çasku, drejtues i HRFFA.

“Injoranca vret” është tema që i bashkon këto vepra kinematografike që këtë vit do të transmetohen në vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit.

Festivali nis mbrëmjen e së hënës në akademinë e filmit Marubi dhe do të vijë jetën artistike deri më 21 shtator.

Shkarkoni aplikacionin e A2