Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Autorja e librave “Harry Potter” dhuron 18,8 mln $ për një çështje të rëndësishme

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 17:47 | Showbiz
Autorja e librave “Harry Potter” dhuron 18,8 mln $ për një

Autorja e librave Harry Potter, JK Rowling, ka dhuruar 18,8 milionë dollarë për studimet mbi sklerozën.

Ky donacion do të ndihmojë në krijimin e lehtësive të reja dhe mbështetjen e kërkimeve në “Anne Rowling Regenerative Neurology Clinic”, në Universitetin e Edinburgut në Skoci.

Nëna e shkrimtares ka vuajtur nga skleroza dhe ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Në vitin 2010, JK Rowling dhuroi edhe 12 milionë dollarë të tjerë, që ndihmuan në krijimin e klinikës në universitetin skocez.

Autorja tha se është inkurajuar nga përparimet dhe është krenare që klinika po bën kërkime të rëndësishme dhe gjithashtu ka ofruar mbështetje dhe kujdes për njerëzit me sklerozë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë