Eglantina Gjermeni: Dialogu, mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, ishte e ftuar në Ditarin e orës 09:00 nga ku foli ndër të tjera edhe për reformën zgjedhore dhe zhvillimet në seancën e fundit në Kuvend.

“Reforma zgjedhore, pesha e madhe, e njëjtë me reformën në drejtësi”

“Reforma zgjedhore ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Të gjitha partitë kanë përgjegjësinë për të realizuar një reformë të qenësishme duke iu referuar të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ne si mazhorancë kemi treguar se jemi të hapur që kjo reformë të realizohet, duke e konsideruar të shumë të rëndësishëm edhe kontributin e opozitës jashtë parlamentare. Duhet të krijojmë pjekuri politike për një reformë zgjedhore të qenësishme”.

Zëra për një marrëveshje të mundshme me PD

“Këto janë supozime ose mbase dëshira për zgjidhjen e situatës. Deri tani është që ne si mazhorancë kemi ofruar mundësinë për dialog, duke i kërkuar opozitës të ulemi në tryezën e bisedimeve, pa parakushte, duke menduar për të ardhmen e vendit. Megjithatë, deri tani nuk kemi marrë një përgjigje nga opozita jashtë Kuvendit. Mendoj se dialogu do të jetë mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë situatë në të cilën jemi. Kushti për largimi i Kryeministrit herë pas here edhe është zbehur nga opozita. Opozita që doli jashtë Parlamentit e ka bërë të jetë jashtë sistemit, ndërsa mazhoranca e kërkon opozitën në tryezën e bisedimeve, ndërkohë kërkon edhe dialog në parimet e Kushtetutës”.

Zgjedhje të parakohshme, përsëritje të zgjedhjeve?

“Përsëritjen e zgjedhjeve nuk e konsiderojmë si opsion. Gjatë fushatës, ne kemi pasur mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve për të respektuar Kushtetutën. Edhe në raportin e OSBE/ODIHR u theksua se zgjedhjet ishin jo të zakonshme dhe për këtë ne jemi të ndërgjegjshëm dhe e kemi thënë mendimin tonë, por ishin si pasojë e një akti të paprecedent të opozitës. Shqiptarët u privuan nga ata që vendosën të mos marrin pjesë në këto zgjedhje dhe është përgjegjësi e tyre. Zgjedhjet u realizuan në një mjedis të qetë, pa konflikte dhe ishte një rezultat i përafërt me ato të dy viteve më parë”.

Negociatat, motiv për dialog

“Dialogu do të ishte mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën. Negociatat mund të jenë një motiv. Kemi përgjegjësinë e përmbushjes së një apsirate të të gjithë shqiptarëve. Ne kemi shumë gjasa pasi kemi punuar fortë dhe do të punojmë fortë, por realisht situata politike e ka vështirësuar këtë. Deklaratat e shteteve anëtare kanë qenë vlerësuese për gjithçka të mirë të bërë gjatë këtyre viteve. Unë jam optimiste duke vlerësuar pozitivisht mesazhet e dhëna nga shumë vende. Unë besoj se Shqipëria e meriton këtë gjë për të gjitha përpjekjet dhe gjithçka të mirë që mund t’i ofrojë ky vend modest Europës.

Shkarkoni aplikacionin e A2