Ekzekutimi i Nandit të bujtinave, ekstradohet nga Danimarka ekzekutori i biznesmenit

Interpol Tirana ekstradoi nga Danimarka Kristjan Sulajn, i dyshuari kryesor në vrasjen me armë të Ferdinand Polisë i njohur ndryshe si Nandi i Bujtinave. Për ekzekutimin e 32-vjeçarit, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, në pranga ranë dhe tre të rinj, por ekzekutori arriti të humbte gjurmët.


27-vjeçari Sulaj ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit mars dhe është arrestuar në Kopenhagen, ndërsa mëngjesin e kësaj të premteje është ekstraduar në Tiranë për t’u përballur me akuzat e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Tre të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë Alfred Martini 20-vjeç, që është vëllai i autorit, dhe dy vëllezërit Gilbert Toma e Kleandro Toma, të dy banues në lagjen “Skënderbeg”.

Kristjan Sulaj arriti që të arratisej menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi dhe më pas në Danimarkë. Vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se çfarë do të bënte.

Nandi i Bujtinave u ekzekutua pasditen e 20 marsit teksa udhëtonte me një makinë fuoristradë. Ekzekutorët i bënë pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator.  Për sa i përket motivit, policia ende nuk e ka mësuar, ndërsa me arrestimin e autorit kryesor të dyshuar, pritet që të zbardhen dhe rrethanat e krimit të rëndë.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Do bashkojmë shqiptarët për ndryshimin që ata meritojnë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Fajin e kanë të gjithë vetëm Edi Rama nuk ka faj
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen