Integrimi në BE, Soreca: Palët të ulen në tryezën e dialogut

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, u bën apel palëve politike në Shqipëri për t’u ulur në tryezën e dialogut.

Sipas tij, klasa politike duhet të ndërgjegjësohet për dëshirën që kanë qytetarët për ta parë Shqipërinë në unionin Europian.

“Ne u kemi kërkuar të gjitha partive në vend që të përfshihen në dialog. Thirrjet që ne kemi bërë gjatë kësaj kohe për dialog janë të shumta. Megjithatë, më lejoni të them se dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike. Ndoshta, kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme. Reforma zgjedhore duhet të bëhet në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Sigurisht, çelja e negociatave do të ndihmonte sa i përket edhe dialogut. Ju rikujtoj edhe njëherë se 91% e qytetarëve shqiptarë dëshirojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Kjo do të thotë se të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, u shpreh Soreca.

Shkarkoni aplikacionin e A2