Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Luftëtari-Flamurtari, kërkohet dalja nga kriza, Sadedini: Jemi të barabartë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 15:09 | Futboll
Luftëtari-Flamurtari, kërkohet dalja nga kriza, Sadedini: Jemi të

Dy klubet me më shumë probleme në nisje të këtij sezoni, sfidojnë njëri-tjetrin në javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Luftëtari dhe Flamurtari, dy skuadrat që regjistrojnë tre humbje dhe mbajnë vendet e fundit në renditje, përballen në Gjirokastër për pikët e para të kampionatit. Po aq sa Luftëtari, fitorja kërkohet edhe nga vlonjatët të cilët duan të dalin sa më parë nga kriza.

“Ndeshja me Gjirokastrën është shumë e vështirë. Jemi dy ekipe me zero pikë dhe të dy do të kërkojmë fitoren. Mendoj se do të dalim pozitivisht nga Gjirokastra. Mendoj se ekipi tashmë është konsoliduar”, shprehet Dritan Sadedini, trajner i Flamurtarit.

“E njoh ekipin e Luftëtarit, pasi punova me ata në fazën përgatitore. Ata janë lojtarë të rinj dhe arma e tyre kryesore është e grupi. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Ardit Hoxhaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë