Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëveshje për hir të integrimit? Nishani: Duhet një platformë për rindërtimin e shtetit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 13:35 | Politikë
Marrëveshje për hir të integrimit? Nishani: Duhet një

Vetëm një muaj na ndan nga vendimi i vendeve të Bashkimit Europian për të çelur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që forcat politike janë më larg se kurrë njëra-tjetrës. Sipas ish-Presidentit Bujar Nishani, çelja e negociatave do të ishte pozitive për vendin tonë. “Bashkimi Europian ka vendosur disa kushte për Shqipërinë, veçanërisht për Qeverinë shqiptare. Jemi futur në një ngërç të madh dhe zgjidhja më e mirë do të ishte hapja e procesit të integrimit”, tha Nishani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të orës 13:00 në A2.

Është përfolur shumë kohët e fundit se mes rivalëve politikë do të ketë një marrëveshje, madje opozita brenda Parlamentit i druhet një 17 maji të dytë. Por për Nishanin, kjo nuk ka për të ndodhur. “Kur artikulojmë termin marrëveshje, krijohet një konotacion për një “deal” mes individëve të caktuar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Qëndrimi i PD është mjaft i qartë. Ka disa vendime institucionale të PD që e vërtetojnë këtë”, tha ish-Presidenti.

https://a2news.com/2019/09/12/nje-17-maj-i-dyte-opozita-i-paraprin-sdo-e-lejojme-majko-duhet-vota-juaj/

Megjithatë, për kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Shqipëria ka nevojë për një rikonfigurim institucional. “Vendi ka nevojë për një ribërje të kushtetutshmërisë, që është rrënuar këto gjashtë vitet e fundit. Për këtë kërkohet angazhimi i të gjitha palëve. Por opozita ka qëndrimet e saj mjaft të qartë, kjo rrugë e re nuk mund të ngrihet thjesht mbi formalizma, por mbi një platformë, që i duhet shqiptarëve, që përfshin të gjitha palët. Bëhet fjalë për një platformë rindërtimi të shtetit shqiptar, të përcaktuar mirë dhe transparente. Askush nuk mund të mendojë që nuk do të ketë një proces ku të gjitha palët janë të përfshira. Marrëveshje me të përjashtuar nuk do të ketë. Kreu i PD e ka bërë të qartë që nuk do të ketë një qëndrim të tillë, por një qëndrim bazuar mbi ato instrumente të miratuara nga forumet e PD dhe bashkëpunëtorët e saj”, shtoi Nishani.

https://a2news.com/2019/09/13/nishani-meta-nuk-shkarkohet-venecia-perpjekje-e-shumices-per-justifikim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani