Moti i keq godet Spanjën, viktima dhe dëme materiale

Moti i keq ka goditur ashpër jugun e Spanjës. Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe dëme të shumta materiale. Viktimat kanë humbur jetën ndërsa gjendeshin në automjetet e tyre të përfshira në vërshimet e ujit.

Autoritetet bënë me dije se kanë shpëtuar 40 persona dhe evakuuar 150 të tjerë në komunitetet autonome të Valencias dhe Mursias. Rrugë të shumta, tashmë janë kthyer në lumenj për shkak të përmbytjeve. Si pasojë e kësaj situate, të gjitha shkollat në zonat e prekura janë mbyllur dhe autoritetet ftuan banorët që të largohen nga banesat e përmbytura.

Shkarkoni aplikacionin e A2