Nuk i mjaftojnë garat në televizion, çeku drejton Ferrarin e Formula 1 në autostradë

Policia rrugore e qytetit të Pribram në Republikën Ceke po e kërkon kudo, por ende nuk e ka gjetur.

Ai është personi që habiti gjithë automobilistët e autostradës D4 kur një makinë e njëjtë me ato që shohin çdo fundjavë në televizion i parakaloi sikur të ishte në pistën e Monzës apo të Montekarlos.

Me numrin 7 dhe sponsorët (jo të gjithë, për hir të së vërtetës) e ngjitur, makina duket në një shikim të dytë më shumë si një replikë të një mekaniku supertifoz sesa të një modeli origjinal.

Gjithsesi objektivi i pilotit misterioz u arrit, sepse gjysma e Çekisë flet tashmë për të.   

Shkarkoni aplikacionin e A2