Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nuk ka për ta vënë re se mungon një patate

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 15:37 | Lifestyle

Një qen nuk arriti dot t’i rezistonte tundimit pasi një pjatë me patate të skuqura u la e paruajtur në tavolinë nga pronarja e tij.

Në videon 30-sekondëshe shikohet një Labrador i zi që e shikon me ngulm pjatën, ndërkohë që pronarja është e zënë me punë në kuzhinë.

Menjëherë sapo ajo kthen shpinën, qeni afrohet te pjata dhe kap një patate të skuqur, përpara se të largohet ngadalë nga tavolina, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Videoja, që nuk dihet se ku është xhiruar, është parë më shumë se 28 milionë herë që kur është postuar vitin e kaluar, dhe tani është kthyer sërish të jetë virale, me komentuesit që vlerësojnë zgjuarsinë e qenit për faktin që mori vetëm një patate që të mos binte në sy.

A2 CNN Livestream

Dita jonë