Pak metra larg bombarduesit 2.1 miliardë dollarë…

Të apasionuarit pas avionëve morën një surprizë të bukur kur po qëndronin pranë bazës RAF në Fairford të Britanisë.

Një avion bombardues i NATO-s, B-2, me vlerë 2.1 miliardë dollarë, kaloi mbi kokat e tyre. Ai ishte pjesë e stërvitjes së NATO-s në Islandë dhe tashmë është kthyer në brazën britanike.

Bombarduesit amerikanë janë avionët luftarakë më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë. Nga viti 1987 deri në vitin 2000 janë realizuar 21 të tillë. Avioni ka kapacitete bërthamore dhe mund të lëshojë deri në 80 predha në një mision të vetëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2