PD: Koncesionet do të ndikojnë në rritjen e borxhit publik me 2,8%

Rrëzimi dekreteve presidenciale nga Parlamenti, duka mbajtur në fuqi ligjet për kontratat koncesionare të rrugës Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, sipas Partisë Demokratike, do të kushtojë në total 370 milionë euro, duke ndikuar në rritjen e borxhit publik me 2,8%.

“Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan dje se janë thjeshtë kukulla. Përndryshe ata nuk do të kishin votuar për të rrëzuar një dekret presidencial që shmangte jo ndërtimin e një rruge me rëndësi, por abuzimin me taksat e shqiptarëve”, tha ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Duke u ndalur te rruga Milot Balldren, Tabaku shtoi: “Ky projekt do të realizohet duke marrë një kredi tregtare me normë interesi 5%, shumë herë më të lartë se sa çdo formë tjetër kredi marrje. Nëse qeveria do të angazhohej ta ndërtonte vetë këtë rrugë edhe me këto koste marramendëse, ajo do të merrte një borxh për këtë rrugë me normë interesi 2%”.

“Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të kushtojnë në total 370 mln euro duke ndikuar në rritjen e borxhit publik me 2,8%.  Kjo grabitje përmes një gjoja parlamenti, pa një Gjykatë Kushtetuese do të jetë përgjegjësi përpara e ligjit për këdo që bashkëpunon dhe mbi të gjitha do të mbajë përgjegjësi Rama, edhe pse po përdor parlamentin për mbrojtje. Shqipëria është në zgrip të kolapsit ekonomik, ndërsa projekti 1 mld i PPP-ve po përdoret për pastrimin e parave, duke vjedhur dhe zhvatur qytetarët në emër të pasurimit anti-ligjor”, tha Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2