Posedonte euro false, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës, përmes operacionit të koduar “Vjeshta”, goditi një rast të përdorimit të kartëmonedhave false.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në një aktivitet privat në lagjen “29 nëntori”, ku dyshohej se përdoreshin kartëmonedha false.

Gjatë operacioni u sekuestruan 750 euro të dyshuara si të falsifikuara dhe u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre 30-vjeçari G.M.

Shkarkoni aplikacionin e A2