Rama takon Merkel, kërkon mbështetje për hapjen e negociatave – A2

Rama takon Merkel, kërkon mbështetje për hapjen e negociatave

Pas pjesëmarrjes në samitin e vendeve të Vishegradit që u zhvilluar në Pragë të Çekisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku është takuar me kancelaren Angela Merkel.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, shkruan Edi Rama në Berlin duke treguar se axhendë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë më 18 tetor.

Pas takimit, kreu i qeverisë e konsideroi një mikë të vërtetë kancelaren dhe deklaroi se ka mbetur i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozitat pozitive të Merkel ndaj vendit tonë.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej në këtë takim nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

Më herët gjatë ditës, Kreu i Qeverisë ndaloi në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut ku dhe aty temë e bisedimeve ishte marrja e mbështetjes për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2