Rikthehet Kategoria Superiore, vëmendja te Tirana-Skënderbeu

Edhe pse asnjë prej futbollistëve të kampionatit shqiptar nuk ishte pjesë e ekipit kombëtar, futbolli vendas ka qenë pushim dhe skuadrat rikthehen në përballjet e javës së 4-t, duke nisur nga dita e shtunë.

Vëmendja kryesore është padyshim në ndeshjen e kryeqytetit, ky kryesuesja momentale e kampionatit, Tirana, ndeshet me Skënderbeun.

Humbja me Tiranën në Shkodër nuk u prit mirë, por me një sezon të tërë për t’u luajtur, Vllanzia pritet të vijë ndryshe.

Sezoni ka nisur me probleme për Flamurtarin dhe Luftëtarin që ndër të tjerat janë skuadrat e vetme pa pikë pas 3 javëve të para. Këtë të shtunë vlonjatët do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës në kërkim të pikëve të para.

Pas 3 javëve të para, Kategoria Superiore kryesohet nga Tirana, Kukësi dhe Teuta, me nga 7 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2