Shpallet lojtari i ndeshjes, i dhurojnë një Kallashnikov

Portieri i hokeit në akull në Rusi, Saveli Kononov, u befasua edhe vetë kur i dhuruan një automatik Kallashnikov pasi u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 3-2 të skuadrës së tij Izhstal Izhevsk kundër Chelmet. Armën ia dorëzoi kapiteni i skuadrës, pasi u votua nga kolegët si lojtari i ndeshjes. 23-vjeçari pësoi vetëm dy gola dhe bëri 36 pritje.

Por nuk është hera e parë që në ndeshjet e hokeit në akull në të gjithë botën ka çaste të tilla të çuditshme. Më parë, pjesëtarët e Carolina Hurricanes kanë dhënë lojtarit të ndeshjes një sëpatë, ndërsa ata të Neë York Rangers kanë dhuruar kapele magjistari.

Shkarkoni aplikacionin e A2