Simeone kërkon të marrë djalin tek Atletico Madrid – A2

Simeone kërkon të marrë djalin tek Atletico Madrid

diego simeone atletico madrid 2018 19 in3zsbqolh7b1p76m4zovfgua 1100x620

Atletico Madrid duket se do të nënshkruajë me djalin e trajnerit Diego Simeone, Giuliano. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, 16-vjeçari fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së të rinjve, për të provuar kalimin më pas në skuadrën e parë, për të luajtur nën urdhrat e babait. Momentalisht Giuliano, djali i vogël i Simeones, luan te River Plate në Argjentinë.

Trajneri i Atletico-s ka edhe dy djem të tjerë, po futbollistë. I madhi, Giovanni, 24 vjeç, është pjesë e klubit italian Fiorentina, por është huazuar te Cagliari. Ndërsa djali i dytë, Gianluca, 21 vjeç, luan për Ibizan, në kategorinë e tretë spanjolle.

Simeone drejton Atletico Madrid prej vitit 2011, me të cilën ka fituar një titull kampion, trofeun e Europa League dy herë, si dhe ka arritur dy herë në finalen Champions League.