Spanja në finale të botërorit të basketbollit, mposht Australinë

Spanja është finalistja e parë e Botërorit të basketbollit për meshkuj. Përfaqësuesja iberike mundi 95- 88 Australinë në një gjysmëfinale dramatike.

Katër periodat e rregullta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin me ndeshjen që shkoi dy herë në shtesë. Australianët gabuan shumë në minutat e fundit të shtesës, ndërsa spanjollët u treguan të ftohtë duke gjuajtur saktë për dy pikë.

Vendimtar veteran Mark Gasol me 33 pikët e tij dhe 6 ribaund në tabelë, ç’ka sollën avantazhin e Spanjës në fundin e takimit.

Rrugëtimi i përfaqësueses nga Oqeania u ndal këtu, ndërkohë që Argjentina dhe Franca duelojnë për biletën tjetër të finales “Kinë 2019”.

Shkarkoni aplikacionin e A2