Sulm me bombë në Turqi, viktima dhe të plagosur

7 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin shkeli një bombë të vendosur në anë të rrugës në provincën Diyarbakir.

Autoritetet dyshojnë se mjeti shpërthyes artizanal është vendosur në rrugë nga luftëtarët e Partisë Kurde të Punëtorëve, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Konflikti mes PKK dhe shtetit turk në rajonin kurd ka nisur në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe më shumë se 40 mijë persona janë vrarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2