Të pandashëm, Presidenti Trump dëshiron sërish të takojë Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi para reporterëve se dëshiron të takohet sërish me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë këtij vitit, për të rifilluar bisedimet për çështjen e denuklearizimit.

Komentet e Trump erdhën pas deklaratës së zyrtarëve nga Koreja e Veriut, më herët gjatë javës, se dëshironin të rifillonin negociatat me SHBA.

Ekspertët analizojnë se shkarkimi i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare nga ana e presidentit Trump mund t’i japë një shtysë të re bisedimeve, por jo qëllimit të Uashingtonit që Peniani të dorëzojë lehtësisht armët bërthamore.

Presidenti Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim janë takuar 3 herë që nga qershori i vitit 2018.

Shkarkoni aplikacionin e A2