Viroza, për shkak të salmonelës. Mungesa e ujit dhe furnizimi me bote infektoi pacientët

Viroza e pazakontë që preku dhjetra pacientë në fillim të shtatorit është shkaktuar nga salmonela.

Nga analizat e pacientëve që janë trajtuar në Spitalin Infektiv ditë më parë, ka rezultuar se të sëmurët kanë patur salmonelë, një bakter që merret nga ushqimet e palara mirë, të paziera, nga uji, por edhe nga mungesa e higjienës së duarve.

Burime për A2 bëjnë të ditur se pacientët e pyetur në pediatri dhe infektiv konsumonin ujin e boteve. Këta të fundit nuk kanë asnjë kontroll nga institucionet shëndetësore dhe uji që tregtohet është i pasigurtë.

Vetëm para pak ditësh, Spitali Infektiv u përball me një dyndje pacientësh, 280 në ditë të prekur nga viroza që mori përmasat e një epidemie në Tiranë. Për shkak të fluksit të lartë, minstria hapi tre urgjenca pranë qendrave shëndetësore, ndërsa ende nuk ka bërë publik shkakun e virozës së pazakontë në fillim të vjeshtës.

Shkarkoni aplikacionin e A2