Barcelona zotëron një thesar

Barcelona mundi 5-2 Valencian në “Camp Nou” dhe tregoi edhe një herë se në gjirin e saj ka një talent të jashtëzakonshëm.

Bëhet fjalë për Ansu Fati, 16-vjeçari i cili në ndeshjen e tij të parë si titullar në stadiumin katalanas shënoi një gol dhe dha një pasim për gol për De Jong në vetëm 6 minutat e para të lojës.

Valencia shkurtoi diferencën me Gameiro, por në pjesën e dytë ishin Pique dhe Suarez (2 gola) të cilët vulosën rezultatin e ndeshjes.

Në fund, Gomez shënoi edhe një gol për miqtë, që Valencias do t’i vlejë ndoshta për golavarazh.

Shkarkoni aplikacionin e A2