Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bashkëjetesa e detyruar e banorëve me mbetjet në Porto Romano

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 12:55 | Sociale
Bashkëjetesa e detyruar e banorëve me mbetjet në Porto Romano

Grumbullimi, transporti dhe trajtimi i mbetjeve urbane që gjenerohen në Bashkinë e Durrësit, vijon të mbetet një ndër problematikat më të mëdha dhe ende pa një zgjedhje konkrete.

Pavarësisht aksioneve sporadike të pastrimit gjendja vijon të mbetet problematike si në qendër ashtu dhe në periferi të qytetit, por akoma edhe më alarmante në vendin e hedhjes së improvizuar në Porto Romano.

Banorët shprehen për A2 se mbetjet vijojnë të hidhen në këtë vendgrumbullim, duke jua vështirësuar dhe rrezikuar së tepërmi jetën e tyre. Sakaq, klinika e ligjit pranë Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” i është drejtuar me një padi Gjykatës Administrative, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje konkrete as nga gjykata.

Përveç ndotjes sipërfaqësore, ky vendgrumbullim mbetjesh i patrajtuar po dëmton edhe nëntokën si dhe ujërat nëntokësore të zonës. Ndërkohë, burime pranë bashkisë së Durrësit, edhe pse pranojnë problematikën, bëjnë me dije se janë në pamundësi të gjetjes së një vendi tjetër për të hedhur mbetjet urbane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë