Kishte vetëm dy ditë që ishte ekspozuar, hajdutët vjedhin tualetin e floririt

Një tualet floriri, me vlerë prej më shumë se 1 milion euro, është vjedhur në Pallatin Blenheim, në Oksford të Anglisë.

Tualeti, që është vepër e artistit italian Maurizio Castellan, ishte vendosur për t’u ekspozuar vetëm dy ditë më parë në këtë pallat. Vizitorët lejoheshin ta përdornin tualetin e floririt për vetëm 3 minuta.

Policia njoftoi se për këtë vjedhje është ndaluar një 66-vjeçar, por besohet se ka pasur edhe disa bashkëpunëtorë, të cilët kanë kryer vjedhjen në orët e para të ditës së sotme.

Shkarkoni aplikacionin e A2