Hap fals i papritur i Manchester City, Liverpool nis arratinë

Manchester City ka humbur në transfertën ndaj Norwich në javën e pestë të Premier League dhe tashmë e sheh veten 5 pikë larg Liverpool, skuadrës që kryeson renditjen me pikë të plota.

Golat e ndeshjes u shënuan nga McLean (18′), Cantwell (28′), Agüero (45′), Pukki (50′) dhe Rodri (88′).

Më parë, Liverpool kishte mposhtur 3-1 Newcastle, ndërsa fitore shënuan edhe Chelsea (2-5 ndaj Wolverhampton), Tottenham (4-0 ndaj Crystal Palace) dhe Manchester United (1-0 ndaj Leicester).

Shkarkoni aplikacionin e A2