I jep fitoren skuadrës me një gol spektakolar në sekondat e fundit, Neymar nis “rehabilitimin”

Neymar u rikthye të luajë në formacionin titullar të PSG pasi dështoi të transferohej te Barcelona në merkaton e verës dhe menjëherë u tregua vendimtar.

Sulmuesi brazilian shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin që i dha 3 pikët skuadrës së tij ndaj Strasbourg, pasi ishte vërshëllyer gjatë gjithë takimit nga tifozët e tij.

Neymar u përgjigj me një gol me roveshiatë, në një ndeshje ku debutoi me PSG edhe Mauro Icardi.

Shkarkoni aplikacionin e A2