Mertens nuk përmbahet, Napoli vetëm 1 pikë larg Juves

Dries Mertens i dha fitoren 2-0 Napolit përballë Sampdorias, me nga një gol në çdo pjesë.

Në sfidën e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian, skuadra e Ancelottit vinte pas humbjes në Torino përballë Juventusit.

Napoli nuk pësoi asnjë gol, nga 7 që pësoi në dy ndeshjet e para, teksa iu fal formës së mrekullueshme të belgut për të marrë fitoren e dytë sezonale dhe për t’iu afruar Juventusit kryesues (deri tani) me vetëm 1 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2