Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk donte të zëvendësohej, shoku i skuadrës e ngre në krah

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 08:45 | Futboll
Nuk donte të zëvendësohej, shoku i skuadrës e ngre në

Zenit vazhdon të bëjë paraqitje të mira këtë fillim sezoni në futbollin rus, duke grumbulluar 20 pikë në 9 ndeshjet e para. Port ë premten, në fitoren 3-1 kundër Arsenal Tula-s, ka ndodhur një episode mjaft i rrallë.

Ishte minuta e 75-të e lojës kur dhe Zeniti ishte duke fituar 2-1. Trajneri Semak bëri thirrje për një zëvendësim. Jashtë Azmoun, në lojë Erokhi. Por sulmuesi Iranian nuk ishte aspak dakord me këtë vendim të trajnerit të tij.

Ai as që e mori mundimin të dilte nga fusha, madje u drejtua qendrës së saj. Në këtë moment, ishte sulmuesi 196 cm, Dzuba, ai që iu afrua dhe e ngriti shokun e tij në krah duke e nxjerrë nga fusha e lojës.

https://twitter.com/premierliga_en/status/1172628148237864960

Në minutat e fundit të ndeshjes, Zenit shënoi edhe golin e tretë me Shatov, duke vulosur fitoren.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani