Operacioni kundër informalitetit, Rama: Kontroll në 130 pika karburanti, nuk ndalemi

Operacioni kundër informalitetit, i nisur disa javë më parë nga autoritetet, ka vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit.

Vëmendja përsëri ka qenë e fokusuar te tregtimi i karburantit. Vetë kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se 130 pika karburanti i janë nënshtruar kontrolleve gjatë natës së mbrëmshme.

Qysh prej nisjes së operacionit kundër informalitetit, nënvizon kryeministri, janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant. Gjithashtu, janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte, shpjegon Rama.

Kreu i qeverisë e mbyll postimin duke theksuar se operacioni kundër informalitetit nuk do të ndalet, duke garantuar se do të ketë zero tolerancë ndaj abuzuesve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2