Protesta në Shtëpinë e Bardhë. Aktivistja suedeze përballë Trump për ndryshimet klimatike

Udhëtoi me barkë nga Europa për në Shtetet e Bashkuara për disa javë për të drejtuar një protestë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e cila ka frymëzuar studentë nga e gjithë bota për të vepruar kundër ndryshimeve klimatike, çoi misionin e saj në derën e Presidentit amerikan, Donald Trump. Asaj iu bashkuan qindra persona, kryesisht të rinj, me pankarta dhe thirrje për veprim kundër ndryshimeve klimatike.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ju. Ndjej krenari që keni ardhur këtu”, tha Thunberg.

Protesta ishte eventi i parë i nivelit të lartë në vizitën 6-ditore të Thunberg në Uashington. Aktivistja ka për qëllim të vendosë nën presion administratën Trump përpara samitit të Kombeve të Bashkuara për klimën, ku liderëve botërorë do t’u kërkohet të bëjnë më shumë për të zbutur ngrohjen globale.

Adoleshentja, e cila la shkollën për t’iu dedikuar çështjes së ndryshimeve klimatike, është nominuar për çmimin Nobel për Paqen këtë vit. Shembulli i saj është ndjekur nga dy milionë nxënës në 135 shtete të ndryshme, të cilët kanë zhvilluar greva në mbështetje të kauzës globale. 

Shkarkoni aplikacionin e A2