Rinovim rekord për De Gea-n, më i paguri te Manchester United

David De Gea e ka lidhur të ardhmen e tij me Manchester United për një kohë të gjatë. Spanjolli, firmosi rinovimin edhe për 5 vite të tjera, ndërkohë që ka siguruar edhe një kontratë financiare që e bën futbollistin më të paguar të Manchester United.

Sipas “Daily Mail”, De Gea do të përfitojë një pagë bruto prej 13.3 milionë paund ose pak më shumë 15 milionë euro në sezon, duke lënë pas kapitenin Paul Pogba.

Me këtë manovër, Manchester United ka hedhur poshtë të gjithë zërat që paralajmëronin një kalim të mundshëm të De Geas te Reali. Të interesuar për të kanë qenë edhe drejtuesit e Paris Saint German, por spanjolli, sipas trajneri Solskjaer, e dashuron Manchesterin.

“Jam i lumtur që David nuk më ka thënë kurrë asgjë tjetër veçse ai e dashuron klubin e United dhe se  dëshiron të qëndrojë këtu. Ai është portieri më i mirë në botë dhe shpresojmë që ta mbyllë karrierën te United”, pohoi trajneri i Manchester United. 

Shkarkoni aplikacionin e A2