Sadiku shënon në debutimin e tij me Malagën

Armando Sadiku ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë me Malagën.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar me goditje dënimi, duke kaluar në avantazh ekipin e tij në transfertën ndaj Mirandes.

Sadiku u huazua nga Levante te Malaga pa të drejtë blerjeje. Te bardhekaltërit që luajnë në kategorinë e dytë spanjolle, Sadiku është shok skuadre me Keidi Baren.

Ndeshja Mirandes-Malaga përfundoi në barazim 1-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2