Sarri te Juventusi, e ëma nuk do t’i flasë më!

Kalimi i Maurizio Sarri-t te Juventusi nuk theu vetëm besimin e tifozëve të Napolit, por duket se edhe nëna e tij nuk e ka pritur shumë mirë kalimin e tij te “Zonja e Vjetër”.

Miku i ngushtë i Sarri-t, Aurelio Virgili ka zbuluar për “Corriere dello sport”, se në momentin që Sarri zyrtarizoi kalimin në Torino nëna e tij ishte shprehur se nuk do t’i fliste më!

Por nuk mjafton me kaq, Virgili ka zbuluar se emri i skuadrës për të cilën Sarri bën tifo dhe është pikërisht skuadra e Fiorentinës.

“Për 90 minuta do jetë kundërshtar, e më pas do jetë sërish tifoz i Fiorentinës. Kur nuk arrin të shohë ndeshjet më pyet si luajtën. Madje një herë më ka thënë që te Fiorentina do të shkonte si trajner gratis”, pohoi më tej miku i Sarri-t.

Shkarkoni aplikacionin e A2