Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqiptari arrestohet në Janinë, drejtonte kamionin me 1 ton kanabis

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 12:17 | Kronikë

Një shqiptar 30 vjeç u arrestua në Janinë të Greqisë, pasi drejtonte një kamion me 1 ton kanabis. Mediat greke bënë me dije pasditen e së premtes se u sekuestruan 591 pako kanabis me peshë 951 kg e 650 gramë.

Nga hetimi policor u zbulua se kamioni i përdorur për transportin e drogës, ishte raportuar i vjedhur më 5 prill 2019, në Departamentin e Sigurisë të Atikës dhe ishe me targa false.

Besohet se sasia e madhe e kanabisit do të përfundonte në rrjetet e trafikimit në Athinë, ndërsa mediat greke që kanë publikuar lajmin, shtojnë se ka dyshime se droga vinte nga Shqipëria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë