Shtrohet në spital çifti më i moshuar që ka lindur ndonjëherë fëmijë

Një grua e cila konsiderohet femra më e moshuar që ka lindur fëmijë është në spital së bashku me bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit pësoi një atak në zemër vetëm një javë pasi gruaja e tij lindi binjakë.

74-vjeçarja Erramatti Mangayamma iu nënshtrua një operacioni për lindjen e fëmijëve, 60 vite pasi priti për t’u bërë me fëmijë për herë të parë. Çifti indian është martuar në vitin 1962 dhe kanë qenë pa fëmijë për 57 vite.

Gruaja po mbahet në spital sepse, sipas doktorëve, ka pak stres nga lindja e binjakëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2