Tirana mund Skënderbeun dhe ruan kryesimin

Tirana ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-1.

Në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore, bardheblutë morën 3 pikë duke ruajtur kryesimin e kampionatit, me 10 pikë.

Ishte Ngoo ai që kaloi në avantazh Tiranën në fundin e pjesës së parë, teksa përfitoi nga një gabim i Koliçit në grushtim.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu barazoi në minutën e 66 me anë të Pollozhanit.

Fitoren bardhebluve ia dhanë Halili, i futur në lojë si zëvendësues, dhe Hoxhallari.

Nuk pati fitues në Durrës, në sfidën mes Teutës dhe Vllaznisë, që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkohë, sfida në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Flamurtarit përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2