Trump konfirmon: Djali i Osama bin Laden është vrarë

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije në një komunikatë që Hamza bin Laden, djali i Osama bin Laden, është vrarë në një operacion amerikan antiterrorizëm.

Vrasja e djalit të themeluesit të Al Kaedës ishte njoftuar në fund të korrikut nga burime amerikane, por Uashingtoni nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht.

“Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm privon Al Kaedën nga një lidership dhe nga lidhja simbolike me babain e tij, por minon gjithashtu aktivitete të rëndësishme të grupit”, lexohet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2