Zjarr në një ndërtesë në Fushë Krujë, asfiksohen 4 fëmijë

Kati i tretë i një ndërtese të vjetër në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës, dukë lënë të asfiksuar 4 fëmijë.

Nga të dhënat e para, mësohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Katër fëmijët e asfiksuar u nxorën jashtë nga ndërtesa nga një banor dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2