Aeroporti i ri i Vlorës, Rama: Negociata të stërzgjatura, të hënën projekti

“Gati projekti për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës”. Ky është lajmi që shpërndau kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa njofton se prezantimi i projektit do të bëhet të hënën në Vlorë.

GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES😁• Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. September 2019

“Pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar. Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARKEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonik”, shkruan Rama.

Idenë  e ngritjes së një aeroporti rajonal në Vlorë, kryeministri Rama e kishte premtuar që në nisje të mandatit të dytë qeverisjes, por deri me tani, negociatat kishin dështuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2