Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident në Burrel, trajleri del nga rruga

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 10:13 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin Burrel-Skuraj, ku një trajler ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një zonë të thepisur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Ulzës dhe fatmirësisht shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ka shpëtuar pa lëndime madhore.

Sipas dëshmisë së dhënë para uniformave blu, drejtuesi i mjetit ka sqaruar se ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër që i ishte futur parakalim. Ai shton se në momentin që mjeti po dilte nga rruga ai ka hapur derën e kabinës dhe është hedhur.

Megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe këtë pretendim të shoferit dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë