Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident tek Shkëmbi i Kavajës, furgoni përplaset me autobusin

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 22:23 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur në Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës, pikërisht pranë zonës së njohur si ”Përroi i Agait”.

Sipas informacioneve, një furgon mallrash është përplasur me një autobus, si pasojë e të cilës një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në kryeqytet për mjekime të specializuara.   

Pamje nga vendndodhja e aksidentit

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu